Policia ka shoqëruar sot bashkëpunëtorin X të shfaqur në audio përgjimin e Partisë Demokratike, ku implikonte vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Panorama” nga burime të sigurta ka mësuar se emri i të arrestuarit është Albert, që në audio është idendifikuar si bashkëpunëtori X.
Sot kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se bashkëpunëtori X është ne terror nga bandat e Xhafajt dhe nga presioni i policisë.
“Policia ka marrë urdhër nga vëllezërit Xhafaj, prej 72 orësh dëshmitari x dhe familja e tij janë në presion të dyfishtë, të bandës Xhafaj dhe terrorin policor, e gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë atij”- tha Basha nga foltorja e Kuvendit.
Sipas Bashes, “E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Policia e ka për detyrë të ndalojë Agron Xahafaj, i cili është koka e drogës në Vlorë. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin. Por kanë bërë dicka tjetër, terror policor, përderisa audiopërgjigimi nuk është i vërtetë, perse i jane vënë prapa dëshmitarit X dhe jo bandave?”.Burimi: http://www.panorama.com.al/lajm-i-fundit-policia-shoqeron-bashkepunetorin-x-e-ka-emrin/