Ka reaguar PD ndaj fjalimit të kryeministrit Rama në grupin parlamentar, ku me anë të një prej zërave të saj, Edi Paloka ka premtuar protesta për rastin Xhafaj.

Pas një të tille të organizuar para Ministrisë së Brendshme, ku u qëllua dhe me vezë në drejtim të mureve të dikasterit të rendit, shoqëruar me thirrje për dorëheqjen e ministrit, Paloka tha se “Ishte show. Me argumente nga më absurdet mori në mbrojtje ministrin e tij pasi mbron veten”.

Ndërkohë, këmbënguljen e Ramës që audio-përgjimi të hetohet, e që nëse nuk rezulton shkencërisht i vërtetë duhet të ketë ndjekje penale për sajuesit e saj, opozita e ka përkthyer si kërcënim.      

“Këtu kërcënohet opozita”, tha Paloka, i cili shtoi se “Rama i diktoi Prokurorisë qëndrimin për audio-përgjimin”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re