Kryeministri Edi Rama ka folur për bisedën që zhvilloi me Erion Veliajn menjëherë pasi u publikua audio-përgjimi ku kryebashkiaku fliste kundër kreut të FSHF-së Armand Duka ndërsa nuk mungonin as fjalët banale.
Edi Rama tregon bisedën me Veliajn për audio-përgjimin:
Edi Rama: “Nuk është tema jonë si qeveri. Menjëherë pasi doli ai përgjim unë kam bërë një bisedë në telefon me Veliajn. Unë refuzoj të dëgjoj përgjime telefona dhe çimkash. Të gjitha kanë dalë nga konteksti muhabetet”.
Ndërhyn analisti Robert Rakipllari: Po përgjimet e 21 janarit përse i dëgjoni apo ato u interesonin…
Përgjigjet Rama: Flasim për përgjime zërash nuk flasim për pazare televizive. Skishte aferë në atë bisedë, nuk po bëheshe pazare.
Presidenti i Amerikës e patë ju tha dicka që nuk është e pabesueshme jemi njerëz. E mora në telefon dhe ma shpjegoi të gjithë kontekstin. Pozicionin e bashkisë, konfliktin dhe aferat e FSHF-së. Kur përgjohet fjalët dalin jashtë kontekstit, unë e kam përjetuar në kurrizin tim. SPAK s’ka lidhje me OJF , SPAK s’ka kompetencë, ai është muhabet me një dhomë kalçeto. I thash SPAK-un pse e ke përmend nuk hyn fare SPAKU këtu”, tha Rama.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
