Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj rivalit të tij, kryedemokratit Basha, ku në qendër vijojnë të jenë Xhafajt.

Pas daljes së kreut të selisë blu, nga ku promovoi përgjimin e realizuar nga gazetari Jetmir Olldashi te lokali i Agron Xhafajt në Vlorë, e ku gjithashtu bëri thirrje për rrëzimin e qeverisë, kreu i mazhorancës është përgjigjur qetësisht se po pret rezultatet e hetimit, me bindjen se kemi të bëjmë me manipulim.

“Zhytu Lulëzim zhytu, thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga këta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audio-përgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!”, shprehet Rama.

Siç mund të dallohet lehtë, PD po tenton ta mbajë fot të ndezur çështjen e “Xhafaj”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re