Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me me përgjimin që FSHF publikoi për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

Teksa po i përgjigjej komentit të një qytetari, Rama u shpreh se i neverit përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik, të cilat sipas kryeministrit nuk mund të merren për bazë asnjëherë askund.

“Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve qe flasin në një mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren për baze asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, sepse tjeter konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike se nje përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj, kështu që meqë te dhashë tërë këtë shpjegim tani të lutem plotësoje pyetësorin me opinionet e tua duke klikuar”, i përgjigjet Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re