Edhe pas Europianit, sheshi “Skënderbej” do vijojë të jetë qendër e festimeve. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton qytetarët që të ndjekin sonte Aurela Gaçen dhe nesër Elita 5.

 

“Urime kampionëve EURO 2020. Por mbrëmjet në Tirana Fan Zone nuk kanë përfunduar ende – sot e madhja Arela Gace dhe nesër mitikët Elita5”, shkruan Veliaj.

 

Gjatë gjithë verës Bashkia e Tiranës ka përgatitur një sërë surprizash të bukura për qytetarët, ku nuk do të mungojnë dhe yjet më të mirë të muzikës shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re