Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare. Ajo është cilësuar si një prej më energjikeve dhe që pushton skenën më së mirë.

Për të gjithmonë është thënë se është një
konkurencë e fortë për këngëtarët sidomos në festivale ku gjithmonë del
fitimtare. Aurela ka qenë e ftuar në emisionin në ‘Kurthin e Piter Pan’
ku ka dhënë dhe një lajm të trishtë për adhuruesit e saj.

Në një
moment njëri nga fëmijët  e ka pyetur Aurelën se nëse do të marrë më
pjesë në festivale, por përgjigja e saj I ka habitur të gjithë.

“Më
ka dalë nami kot se fitoj gjithmonë. Nuk marr më pjesë, jo sepse nuk
dua. Po të ishte për mua, do të doja të rrija gjithmonë në skenë, por ka
ardhur një moment në jetën time që dua ta shijoj dhe të mos kem më
emocionet e konkurrimit sepse është emocion shumë i keq nuk më lë të
kënaqem me skenën.”, ka treguar Aurela.






Previous articleLajm i mirë për patentat shqiptare, vendet ku njihet dhe ku pritet të njihet

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re