Mes ritmeve të muzikës klasike dhe madhështisë së veshjeve mondane frymëzuar nga shekulli i 19-të, të shtunën më datë 22 shkurt u mbajt një event special. Një ballo sa tradicionale aq edhe moderne mblodhi bashkë të gjithë adhuresit e muzikës klasike, të cilët respektuan kodin e veshjes dhe mbajtën maska gjatë gjithë mbrëmjes.

Organizuar nga ‘Hemingëay Fan Club Albania’ dhe partnerët e tij Ballo me maska i dha madhështi ‘Pallatit te Brigadave’ si rrallëherë. Mbrëmja nisi me pritjen e të ftuarve siç i shkon rastit në fjalë dhe pas saj nisi muzika klasike që i ftoi të gjithë të kërcenin vals.

Numri i hapjes ishte një performancë në piano e shoqëruar nga një artiste e operas që këndoi me shumë emocion. Më tej pati disa performanca të tjera me belly dancer dhe balerina. Këto të fundit, ndriçuan sallën me dritat e instaluara në trup.

Përpara se mbrëmja të lihej e lirë për të gjithë ata që donin të pushtonin pistën duke vallëzuar nën ritmet e muzikës klasike, një vajzë me trupin e pikturuar parakaloi në sallën e mbushur plot me të ftuar.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re