Auron Tare vijon ti fryejë debatit mbi dy shkrimtarët e njohur Martin Camaj dhe Ernest Koliqi ndërsa këtë radhë i është përgjigjur ish-deputetit democrat dhe historianit, Romeo Gurakuqi. Tare në një postim në faqen e tij në Facebook, status të cil më pas e ka fshirë, ironizon Gurakuqin dhe thotë se është në dilemë për të nisur ditën me buzën në gaz apo të shkulë flokët nga ato që dëgjon.

Studiuesi ka publikuar edhe një dokument nga arkivi i CIA-s, ku thuhet se Nikoll Gjonamarkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për t’u argëtuar gjatë qëndrimit në Beograd. Tare ka ironizuar Guraqunin duke i cituar një deklaratë dhe përkrah saj shkruan se nuk është Nard Ndoka por një historian në universitet.

“Të nisësh të dielën me buzën në gaz apo të shkulësh flokët? Kjo është çështja kur dëgjon “historianë” që mësojnë brezin e ri në këtë vend:

“Ernest Koliqi ishte një pikë referuese për perëndimin se e dinin se nga çfarë qyteti vinte… Blloku Kombëtar Indipendet, partia më europianiste që ka formësuar Shqipëria, Parti neo konservatore e formatit britanik”

Please mos qeshni, nuk është Nard Ndoka, por është Romeo Gurakuqi me profesion historian në universitet. Ja çfarë thotë dokumenti i arkivit të CIA-s, për disa nga këta europianë neo konservatore të tipit britanik. Sipas këtij raporti, Nikoll Gjonamarkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për t’u argëtuar gjatë qëndrimit në Beograd,” përfundon postimin Tare./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re