Ish-drejtori i Parkut të Butrintit, dikur dhe deputet i PS-se, Auron TarAuron, i njohur si njeriu më pranë mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, deklaroi në emisionin e Top Talk te gazetarit Denis Dyrnjaja se ka qenë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

“Personalisht kam qenë kundër prishjes. Kjo për faktin se ajo godinë ishte ndërtuar në kohën e Italisë dhe mbart vlera. Nëse mund të them ne sot në Vlorë po restaurojmë shtëpinë e Selam Musait. Më thonë nëse se ka vlerë shtëpia e Selam Musait në krahasim me Teatrin Kombëtar”, deklaroi historiani Tare.

Sipas tij, problemi për  çështjen e Teatrit qëndron se u fut politike dhe se kjo bëri që  edhe aktorët të ndahen. Vetë Tare shprehet se do të ishte për rindërtimin e Teatrit dhe se nuk mund ta besonte se këtë projekt mund ta realizonte politika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re