Auroville është një qytet, ku burrat dhe gratë e të gjitha nacionaliteteve mund të jetojnë në paqe dhe harmoni. Ky qytet utopik në shtetin indian të Tamil Nadu është shtëpi për rreth 3,000 njerëz nga afro 50 vende. Emri i qytetit do të thotë “Qyteti i Agimit”, u themelua në vitin 1968 dhe është i njohur si një qytet ndërkombëtar.

Njerëz nga shumë kultura të ndryshme arrijnë të jetojnë në komunitet, sepse në Auroville nuk ka politikë, ligje apo para. Në qytet nuk ka pushtet, por komisione që qeverisin ligjet që janë më shumë si marrëveshje.

Në këtë qytet të çuditshëm gjithçka është e bazuar në besimin reciprok, siç është mosqarkullimi me makinë apo konsumi i alkoolit.

Vizioni i këtij qyteti ka pasur si autore Mirra Alfassa, dhe ideja e saj në praktikë i kaloi arkitektit francez Roger Anger. Shtëpitë janë kryesisht në formën e një spiraleje, si një monument, e në qendër Aurovila, e cila përfaqëson aspiratën e njeriut në përsosmëri.

Qyteti ka kapacitetin për të akomoduar gati 50,000 banorë, dhe që komuniteti të mbijetojë, të gjithë kanë detyrat e tyre. Disa nga punët kanë të bëjnë me arsimin, organizimin dhe arkitekturën, kulturën dhe artet, kujdesin shëndetësor…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re