Temperaturat që këto ditë kanë shkuar deri në 45 gradë Celsius kanë çuar në ngordhjen e qindra lakuriqëve në Sydey të Australisë.
Në Sydney, dy ditë më parë, termometri ka teguar 47.3 gradë Celsius, duke e bërë atë ditën më të nxehtë në atë rajon që nga viti 1939.
Shtëpia mediale lokale Camden Advertiser njoftoi se të dielën ishte regjistruar 45.1 gradë Celcius, e cila çoi në ngordhjen e më shumë se 500 lakuriqëve.
Kate Ryan, drejtore e zyrës për mbrojtjen e lakuriqëve Flying Fox Campbelltown, deklaroi se lakuriqët për shkak të temperaturës së lartë kishin djegie, shkruan aa. Shërbimi për Informim, Shpëtim dhe Trajnimin e kafshëve të egra në Uellsin e Ri Jugor tha se vullnetarët ishin në terren dhe u kanë dhënë ujë lakuriqëve. Në këtë mënyrë, ata shpëtuan më shumë se 100 sosh. Megjithatë, qindra që ishin ngjitur në pemë nuk mbijetuan.
Në shtator 2017, australianët u paralajmëruan për rrezikun e temperaturave të larta dhe të zjarreve në këtë sezon veror pas një nga dimrat më të thatë që kur ekzistojnë matjet zyrtare atje.
Gjatë fundjavës ishte regjistruar edhe dita më e nxehtë në 79 vitet e fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re