Parlamenti i Australisë miratoi një ligj, i cili detyron Google dhe Facebook të paguajnë kompanitë mediatike për përmbajtjen në platformat e tyre.
Pas negociatave të fuqishme në të cilat Facebook bllokoi të gjithë përmbajtjen e lajmeve, votimi e bën Australinë shtetin e parë ku një arbitër qeveritar mund të vendosë çmimin që gjigantët e teknologjisë paguajnë për median vendase.
“Kodi do të sigurojë që bizneset e mediave të lajmeve të shpërblehen për përmbajtjen që gjenerojnë, duke ndihmuar në mbështetjen e gazetarisë me interes publik,” thanë në një deklaratë të përbashkët Josh Frydenberg dhe Ministri i komunikimit Paul Fletcher.
Ndalimi i lajmeve të Facebook do të hiqet, shtoi Frydenberg, tetë ditë pasi masa hyri në fuqi.
Përfaqësuesit e Google dhe Facebook nuk dhanë asnjë koment, raporton Reuters.
Ligji i Australisë është parë si një rast i mundshëm prove për rregullore të ngjashme në vendet e tjera për të marrë pagesa nga platformat digjitale për lajmet. Legjislacioni i ndryshuar u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve këtë të enjte, pasi kaloi më parë përmes Senatit.