Australia  nënshkroi sot  programin e shumëdiskutuar, për tu  pajisur me nëndetëse bërthamore, me një aleancë të re  mbrojtjeje  me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Mbrojtjes, Peter Dutton,  ka nënshkruar  marrëveshjen me diplomatët britanikë dhe amerikanë për të shkëmbyer “informacion mbi anijet luftarake me energji bërthamore” midis vendeve të tyre.

Aleanca u shoqërua me anulimin nga ana e  Australisë të një kontrate të madhe për blerjen e dymbëdhjetë nëndetëseve konvencionale franceze, për 90 miliardë dollarë australianë (55 miliardë euro), gjë që shkaktoi një mosmarrëveshje të ashpër midis Francës dhe Australisë.

Marrëveshja do të ndihmojë Australinë të përfundojë një studim 18-mujor për blerjen e nëndetëseve, tha Dutton pas nënshkrimit të marrëveshjes në Canberra sot me fuqiplotin e SHBA, Michael Goldman dhe Komisioneren e Lartë Britanike në Australi, Victoria Trindel.

Detajet e blerjes së nëndetëseve ende nuk janë vendosur, si për shembull, nëse Australia do të zgjedhë nëndetëset sulmuese me energji bërthamore amerikane apo britanike.

“Falë aksesit në informacionin e siguruar nga kjo marrëveshje, si dhe përvojës dekadash të partnerëve tanë britanikë dhe amerikanë në fushën e nëndetëseve bërthamore, Australia do të jetë gjithashtu në gjendje të jetë një operator i përgjegjshëm dhe i besueshëm i kësaj teknologjie,”  tha Dutton në një njoftim.

Përpara ceremonisë së nënshkrimit, presidenti amerikan Joe Biden  tha në një memorandum se  miraton marrëveshjen dhe se kjo e fundit do të përmirësonte “pozitën e mbrojtjes reciproke” të tre vendeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re