Rreth 10 persona u varrosën sot nga një ortek në rajonin Voralberg të Austrisë perëndimore, tha policia lokale.

“Një person u shpëtua dhe operacioni për gjetjen e pjesës tjetër vazhdon”, tha një zëdhënës i autoriteteve lokale për AFP.

Helikopterët dhe disa ekipe shpëtimi, me ndihmën e qenve të trajnuar posaçërisht, janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit. Sipas agjencisë austriake APA, rreth 100 persona marrin pjesë në operacion.

“Ne po bëjmë gjithçka për të shpëtuar adhuruesit e sporteve dimërore”, tha komuna e Lech.

Orteku u shkaktua rreth orës 15:00 me orën lokale në një lartësi prej 2700 metrash, në zonën e lirë të skive Lech-Chirch.

Nuk ka të dhëna për detajet e personave të zhdukur.

Shërbimet e shpëtimit kishin paralajmëruar tashmë këtë fundjavë se ekzistonte një rrezik i lartë i orteqeve në këtë zonë dhe në Tirolin fqinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re