Skip to content

Austria dërgon pajisje mjekësore, ndihmon Shqipërinë në luftën me koronavirusin (FOTO)

97191203 2885393334863784 261566566343114752 o

Bashkimi Evropian vijon të dërgojë ndihma për Shqipërinë për përballimin e situatës me Covid-19.

Së fundmi në vendin tonë ka mbërritur donacioni i radhës me pajisje mjekësore të dhuruara nga Austria përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Në këtë paketë ndihme janë dhuruar plotë 2000 pako me dorashka si dhe 3740 litra dezinfektues mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

“Një tjetër donacion i pajisjeve mjekësore që do të ndihmojnë Shqipërinë në luftën kundër #COVID19 arriti sot falë Austrisë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian #EUcivpro:
2000 pako me dorashka
3740 litra dezinfektues mjekësor” ,shkruan Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca.