Skip to content

Austria heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë, asnjë kriter testi dhe vaksine

Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri. Kjo masë do të hyjë në fuqi duke filluar nga 24 qershori.

 

Testi dhe vaksina nuk janë kriter për të udhëtuar.

 

E vetmja masë për qytetarët që udhëtojnë në Austri është maska FFP2. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë lloj maske, e cila gjendet në farmaci.

 

 

Njoftimi i Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza

Lajm i mirë/Austria

Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.

Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.