Këtë të shtunë, kancelari austriak Sebastian Kurz, mori presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian nga kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Kjo është hera e tretë që Austria do të kryesojë BE-së, këtë herë nën moton “Evropa që duhet  mbrojtur”, në një kohë kur BE-ja është përballur me sfida të brendshme, siç janë çështjet e sigurisë dhe migracionit, si dhe për të ardhmen e vete Unionit.

Dorëzimi stafetës së Presidencës u zhvillua në Schladming, Austri.

“Ne duam të jemi ndërtues të urave, të zvogëlojmë tensionet në BE dhe të të sigurojmë një Union të fortë. Ne dëshirojmë të kontribuojmë që BE të jetë më e bashkuar dhe më e përqendruar”, tha Kurz, ndërsa Borisov kujtoi se nën presidencën bullgare slogani ishte “Së bashku jemi më të fortë”.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk theksoi se Bullgaria ka bërë shumë për të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër Unionit dhe shprehu besimin se Austria do të vazhdojë në të njëjtën rrugë.

“Banorët e Evropës kanë kohë që po presin që ne të tregojmë vendosmëri, për të rivendosur një ndjenjë sigurie dhe rendi”, tha Tusk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re