Ministri austriak i Mbrojtjes, Mario Kunashek tha se rajoni i Evropës Juglindore është i rëndësishëm për sigurinë e Bashkimit Evropian dhe kjo është arsyeja pse ka nevojë për angazhim, duke përfshirë edhe mundësinë e ndihmës ushtarake në menaxhimin e migracionit dhe kufijtë.

 “Vendet e Evropës Juglindore janë fqinjët tanë. Prandaj, është e nevojshme që të angazhohen për stabilitetin dhe sigurinë. Për shembull, ne mund t’ju ofrojmë ndihmë ushtarake në menaxhimin e emigracionit dhe të kufijve dhe”, ka thënë Kunashek në mbyllje të mbledhjes së ekspertëve për ndërtimin e të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbajtur të mërkurën në Vienë.

“Vetë Bashkimi Evropian, në strategjinë për Ballkanin Perëndimor, i ka vendosur vetes një objektiv shumë ambicioz. Gjatë presidencës austriake të BE, intensivisht ne do të merremi me atë se si të forcojmë fqinjët tanë”, tha Kunashek.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko