Austriakët po ndjekin me vëmendje zhvillimet në Partinë Demokratike. Ndërsa SHBA e ka shpallur non grata Sali Berishën, qeveria e Austrisë është në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit për të vendosur marrëdhënien me forcën më të madhe opozitare.

 

CHRISTIAN STEINERAMBASADOR I AUSTRISE NE TIRANE

Ne ndjekim zhvillimet, është politike e brendshme në Shqipëri, si diplomat nuk e komentoj. Duhet të shikojmë si do jetë vendimi i gjykatës, atëherë për ne është e rëndësishme është që të kemi një opozitë të fortë.

 

 Në rast se fiton Berisha, do keni marrëdhënie me të?

“Do ta shikojmë, presim vendimin e gjykatës.”

 

Diplomati i Austrisë në vendin tonë Christian Steiner komentoi edhe nismën Ballkani i Hapur.

 

“Ballkani i hapur është një iniciativë rajonale, në parim iniciativat rajonale janë të mira por është e rëndësishme që standardet e BE të respektohen.”

 

Ambasadori u shpreh besimplotë se shumë shpejtë shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i happen negociatat.

 

“Përsa i përket çështjeve të BE, shpresojmë që negociatat do të hapen shumë shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë besoj që është edhe shumë e rëndësishme që punojmë së bashku me iniciativa konkrete, jemi në favor që kemi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që të jenë vende antare të BE, do të përpiqemi aq sa mundemi.Shpresojmë që mund të kemi negociatat.”

Këto deklarata, diplomati i lartë i bëri nga Korca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re