Pas një fushate elektorale të përqendruar në temat e imigrimit, të islamizimit dhe të refugjatëve dhe një gare të populistëve nga e djathta dhe fare nga e djathta, shancet më të mira për të fituar zgjedhjet i ka kandidati i konservatorëve, Sebastian Kurz.
Kancalari aktual dhe shefi i social-demokratëve Christian Kern parashikohet sipas anketimeve që të zërë vendin e dytë. Për shkak të debateve të vazhdueshme për temat e imigrimit, islamizimit, refugjatëve dhe të mbrojtjes së kufirit gjatë fushatës zgjedhore në Austri, pritet që partia populiste e djathtë FPÖ me kandidatin e saj kryesor Heinz-Christian Strache të fitojë mjaft vota.
Sebastian Kurz, kandidati kryesor i Partisë Popullore Austriake (ÖVP), tha gjatë fushatës elektorale se do t’i mbrojë më mirë kufijtë e vendit, do të luftojë islamizmin dhe ta kufizojë imigrimin.
Partia opozitare Partia e Lirisë (FPÖ) propagandon në thelb të njëjtën gjë, por mendon se temat e saj ia kanë vjedhur të tjerët. Kështu që fushata elektorale e kandidatit kryesor të FPÖ, Heinz-Christian Strache në pjesën më të madhe përbëhej nga kritika ndaj ministrit të Jashtëm Sebastian Kurz. Sipas Straches, Kurzit i mbërrijnë valët me vonesë, ai e kuptoi vite më pas FPë-së rëndësinë e disa temave si islamizimi dhe imigrimi.
Gjatë fushatës u publikua edhe një studim, në bazë të të cilit një në tre xhami në Vjenë punon në mënyrë aktive kundër integrimit të suksesshëm. Studimin e kishte porositur dhe e prezantoi kandidati kryesor i ÖVP, Sebastian Kurz. Problemi në këtë studim: prej rreth 400 xhamive në Vjenë, për studimin u shfrytëzuan vetëm 16.  Bashkësia Islamike në Austri (IGGiÖ) reagoi menjëherë dhe në mënyrë jashtëzakonisht kritike: “Ne besojmë se bëhet fjalë për një studim të porositur, që ndjek synime politike: kallëzim publik të institucioneve myslimane dhe vënien në pikëpyetje të doktrinës së tyre. Me etikë shkencore, kjo porosi politike nuk ka asgjë të përbashkët”, thuhet në një deklaratë të IGGGiÖ.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re