Skip to content

Autobiografia e re e Armanit: një manifestim i stilit të përjetshëm

GettyImages 1451615338 2048x1357 1.webp

Unë krijoj një botë në të cilën luksi nuk rimon me arin dhe shkëlqimin, por me qetësinë, intimen, eteriken”, rrëfen stilisti italian në “Per Amore”, autobiografinë e tij magjepsëse të sapopublikuar nga Rizzoli. Ky është një rishikim i librit popullor që doli në vitin 2015, i pasuruar me foto të rralla, anekdotike dhe histori personale të stilistit legjendar.

321273171 820034219064205 6083665690892933528 n

Një grumbullim kujtimesh dhe tregimesh: fëmijëria në Piacenza, kujtimet e Luftës së Dytë Botërore, studimet për mjekësi në Universitetin e Milanos – një fushë që ai vendosi të ndiqte pasi lexoi romanin “The Castle” të mjekut dhe shkrimtarit skocez Archibald Joseph Cronin, vendimi për të lënë mjekësinë, puna e parë në repartin Rinascente në Milano, hapat e parë në modë tek Nino Cerutti, atmosfera dhe energjia e Milanos në vitet ’60, themelimi i Armanit me arkitektin italian Sergio Galeotti.

GettyImages 154072190 1280x828 1

Megjithatë, “Per Amore” – (Për Dashuri në italisht) – nuk është një autobiografi konvencionale, por një zhytje në shpirtin dhe filozofinë e Armanit. Nëpërmjet 28 eseve të shkurtra, distilohet mençuria e një krijuesi që mbrojti me pasion klasiken dhe të përjetshmen.

“Thënë thjesht, dua më të mirën. Unë aspiroj për përsosmërinë dhe bëj gjithçka që duhet për ta arritur atë. Unë e admiroj thjeshtësinë dhe e urrej dukshmërinë. Më tërheq heshtja dhe më pëlqejnë gjërat thelbësore. Nuk më pëlqejnë ekzagjerimet dhe zhurmat, edhe nëse flasim në mënyrë metaforike…”, thotë dizenjuesi i cili ka qenë gjithmonë i qëndrueshëm dhe i vendosur në idetë e tij dhe i dashur për thjeshtësinë, luksin sugjestionues dhe tonet neutrale të krijimeve të tij.

per amore book cover image usa launch rizzoli 647504e764210 new

“Procesi i krijimit fillon me disa rreshta të skicuar në letër dhe përfundon me një imazh që përfshin një numër të zgjedhur elementësh të kombinuar në një mënyrë delikate. Krijimet e mia janë të thjeshta, por të fuqishme. Për mua thjeshtësia nuk është kurrë pikënisja, por pika e mbërritjes”, shprehet ai në “Per Amore”.

Armani rrëfen se është ndjerë gjithmonë si i huaj në sistemin e modës: “Ideja e rinovimit radikal çdo gjashtë muaj nuk ka asnjë vlerë”. Për të. “gjërat e bukura nuk kanë datë skadence.

GettyImages 526747882 2048x1383 1

 Përkufizimi i gjerë i luksit sipas Giorgio Armani është “të kesh një mënyrë jetese pozitive dhe të shëndetshme, duke përdorur vetëm materialet më të mira, duke i mbushur me elegancë dhe rafinim”. Dizajneri që revolucionarizoi modën në vitet ’70 duke krijuar kostume “të pastrukturuara” për burra dhe gra beson se luksi është “distilimi i përsosur i vlerave që na lartësojnë”.

Në moshën 88-vjeçare, ai është gjithmonë aktiv – duke marrë pjesë në Javët e Modës dhe duke veshur yjet për tapetin e kuq.

“Mbreti Giorgio” siç e quajnë në Itali, konsiderohet si një revolucionar të modës pasi thjeshtoi imazhin e meshkujve dhe fuqizoi atë të femrave. /tesheshi.com/