Një automjet tip “Benz” autobot është përplasur me një mjet bujqësor pasditen e sotme, rreth orës 17:00.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël.

Policia njofton se automjeti tip “Benz” autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re