Autobusët e linjave ndërkombëtare kanë qenë zgjidhje për shumë probleme gjatë periudhës së pandemisë.
Nësë shumë kompani ajrore kanë ndërprerë prej muajsh fluturimet, kompanitë e autobusëve kanë qendruar konstante në mbajtjen e linjave të rregullta me vendet europiane. Edhe pse masat shtrënguese kanë reduktuar ndjeshëm numrin e udhëtarëve, në keto ditë fundviti janë të shumtë shqiptarët që kthehen në vendlindje për të festuar apo vizituar familjarët e tyre duke përfituar nga pushimet.
Një avantazh jo pak i rëndësishëm për udhëtimet me autobus jashtë shtetit është edhe çmimi i mirë i biletave, të cilat gjatë sezonit të lartë në dhjetor dhe gusht nuk pësojnë rritje, ndryshe nga biletat e avjonit. Këto të fundit nëse nuk rezervohen kohë më parë, janë të pa përballueshme për xhepat e udhëtarit mesatar, sidomos kur flasim për udhëtime me gjithë familjen.
Konkretisht nëse një biletë udhëtimi me avjon Itali-Shqipëri në dhjetor kushton mbi 300€ për person (me nje valixhe te vogel deri në 10kg përfshirë), biletat e autobusit variojnë nga 60€ në 90€, çmim në të cilin përfshihen edhe dy valixhe të mëdha pa limit peshe.
Megjithatë të shumtë janë ata që gjatë këtij fundviti e kanë pasur të pamundur ose kanë preferuar të mos udhëtojnë. Por edhe këtu linjat ndërkombëtare të autobusëve ofrojnë një shërbim të shkëlqyer me dërgimin e porosive me një kosto shumë të ulët, kryesisht dhurata dhe ushqime tradicionale që familjaret i dërgojnë të afërmëve të tyre.
Një meritë e pa mohueshme e linjave të autobusëve gjatë këtij viti pandemik është ofrimi i mundësisë për të udhëtuar mijëra të rinjve shqiptarë të cilët largohen nga vendi për shkak të papunësisë. Është fakt që situata e shkaktuar nga Covid-19 ka qënë tepër kaotike për gjithë Europën dhe normativat e njëpasnjëshme, shpesh kontradiktore, kanë krijuar konfuzion tek udhëtaret.
Kompanitë e autobusëve ja kanë dalë mbanë që jo vetëm të jenë trasmetues të saktë dhe të qartë informacioni për mundësitë e udhëtimit me jashtë, por kanë arritur ta përkthejnë atë menjëherë në realitet shërbimi, duku ju ofruar të rinjve dhe familjeve shqiptare variantet me të mira për të kaluar me sukses drejtë Europës, përmes një labirinthi kufijish dhe nje morie kufizimesh në ndryshim të vazhdueshëm.
Studjues të trasportit si profesor Beria i Politeknikut të Milanos kanë vërejtur se autobusi nuk është më i lidhur me një stil jetese low cost. Edhe në Ballkan mund të shtojmë se kemi hedhur hapa përpara, sidomos kur flitet për tekonolojginë.
Sisteme inovative si ai i Veontime.com që kanë funksionin e agregatorit, kanë lehtësuar mjaftë konsultimin e orareve dhe krahasimin e çmimeve në pak sekonda, si dhe rezervimin e bieltave online për udhëtime në gjithë Europën.
Tani çdokush mund të shoh nga smartfoni, pa dale fare nga shtëpia, oraret dhe çmimet e biletave për më shumë se 400 destinacione në 22 shtete.



