“Ka shumë vdekje, shumë.” Këto janë fjalët e para të një zjarrfikësi që u largua për disa minuta nga zona e operacioneve të shpëtimit të autobusit që u rrëzua në Itali. Zona është kthyer në një skenë tragjedie, ndërsa policia nuk lejon askënd të hyjë. Janë të paktën 50 autoambulanca në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë pasagjerëve të plagosur.

 

Mediat vendase shkruajnë se ndonëse autobusi zakonisht shërbentë si linjë udhëtimi e qytetarëve, por ishte marrë me qira nga disa turistë nga një kamping në Marghera.

 

Nga të dhënat e deritanishme raportohet për të paktën 21 viktima, mes të cilëve edhe fëmijë. Ndërkohë janë 12 të plagosur, teksa ka ende udhëtarë të zhdukur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re