Policia ka reaguar pas aksidentit të sotëm në kryeqytet ku një autobus u përplas me një makinë.

Sipas njoftimit zyrtar,  makina ka përfunduar bashkë me autobusin në lumin e Lanës, ndërsa dy pasagjerë janë dërguar në spital.

Mësohet se dy të lënduarit ndodheshin në makinën e cila i preu rrugën urbanit, dhe se janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re