Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në Bullgari, ku si pasojë e flakëve në një autobus, të paktën 46 persona kanë humbur jetën.

Xhaçka shkruan në postimin e saj se personat që kanë humbur jetën i përkasin komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

”Dhimbje e madhe për 46 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë në këtë moment të vështirë!”, shkruan Xhaçka në postimin e saj.

Derimë tani mediat maqedonase nuk e kanë përcaktuar nëse viktimat janë shqiptarë apo maqedonas, ndërkohë që nga aksidenti tragjik ka vetëm 7 të mbijetuar.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, ndërkohë që ngjarja ka shokuar mbarë vendet e rajonit.

Dyshimet e para janë se autobusi me 53 udhëtarë është rrokullisur fillimisht, dhe më pas ka shpërthyer në flakë, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë ende.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re