Një autobus i linjës së Unazës në kryeqytet është përfshirë në një aksident mëngjesin e kësaj të diele. Mësohet se autobusi është përplasur me një motor në rrugën “Ferit Xhajko”.

Për pasojë ka marrë lëndime një 12 vjeçar, i cili ishte pasagjer në motor. Policia njofton se i mituri ndodhet në spital. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re