Një autobus me 32 udhëtarë nga Kosova u aksidentua këtë të martë në Bullgari në orët e para të mëngjesit.

Në autobus udhëtonin dhe fëmijë. Fatmirësisht, asnjë person nuk mori lëndime serioze.

Siç raportoi media bullgare, aksidenti ndodhi mes autobusit dhe një kamioni që transportonte dru. Kamioni kishte ndaluar në rrugë pasi shoferi po përpiqej të sinjalizonte se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi ka goditur kamionin ndërsa ky i fundit ka dalë nga rruga si pasojë e impaktit. I lënduar mbeti vetëm shoferi i autobusit, i cili u dërgua në spital për trajtim.

Ndërkohë ndihmës- shoferi i autobusit me udhëtarë të Kosovës, tregoi disa detaje sesi ndodhi aksidenti.

“Frynte erë e fuqishme dhe na ra përpara diçka që na e humbi pamjen, ndërsa rruga ishte e rrëshqitshme. Autobusi rrëshqiti pak dhe u përplas në kamionin që ishte parkuar. Të lënduar nuk ka, vetëm shoferi, kolegu im u lëndua pak”, tha ai për median bullgare.

“Të gjithë janë mirë dhe e kanë vazhduar rrugën, kam mbetur vetëm unë për të parë se si mund ta tërheqim autobusin. Ishin 32 udhëtarë, dhe ne dy shoferët. Asnjëri nga ta nuk e ka pësuar asnjë lëndim. Fatmirësisht nuk ishim duke ngarë autobusin me shpejtësi të madhe”-tregoi shoferi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re