Skip to content

Autobusi perplas motorin, humb jetën 72 vjeçari në Lushnje


Një aksident  i rëndë me vdekje ka ndodhur në  Lushnje ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve mësohet se ne Konjat të Lushnjes ka ndodhur nje aksident me vdekje. Viktima Qemal Krasniqi 72 vjec banor i Dushkut. Ështe përplasur nga prapa nga një autobuz i linjes Tirane- Athinë . Përplasja ka qene e forte duke bërë qe mjeti te ndahej ne dysh ndersa drejtuesi i tij humbi jeten menjehere ne hend ngjarje.

Shkak i aksidentit dyshohet te kete qene shpejtesia mbi normën e lejuar e drejtzesit te autobuzit Hektor Lakuriqi, 50 vjeç nga Lushnja, i cili tashmë eshte arrestuar nga policia. Edhe viktima në mjetin e tij nuk ka pasur asnjë sinjalistikë ndricuese dhe aksidenti ka ndodhur tek i njejti aks ku numri i aksidenteve me vdekje eshte i madh çdo vit. Tek i njejti vend mungojnë barrierrat anesore metalike për shkak se aksidentet e shumta i kane shkulur nga vendi.