Në aksidentin tragjik që ka ndodhur në Bullgari, në mesin e personave që kanë humbur jetën janë edhe 12 fëmijë, mes tyre edhe dy binjakë.

Për momentin janë të konfirmuar 46 persona që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Në autobus kanë qenë 52 persona. Gjashtë persona të cilët i kanë mbijetuar aksidentit janë në spitalin “Pirgov” në Sofje.

“Në ‘Pirogov’ janë vendosur shtatë persona të gjithë me djegie në trup. Njerëzit janë në gjendje të rëndë kanë humbur familjarët”, ka thënë Maja Argirova, udhëheqëse e klinikës në “Pirgov”.

Pas aksidentit i cili ndodhi në autostradën Struma në Bullgari, në spitalin Porogov në Sofje është hospitalizuar një 17-të vjeçare dhe 6 të rritur, njoftoi për VTA d.r. Marja Argirova. Ajo tha se të hospitalizuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

17 vjeçarja dhe pesë nga të rriturit janë vendosur në Klinikën për djegie, ndërsa njëri pacient është dërguar në Klinikën për Traumatologji.

Autobusi rreth orës 21:00 ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rretho orës 3:00 ka ndodhur aksidenti në autostradën Sofje- Bllogoevgrad.

Për momentin nuk ka informacione nëse autobusi ka humbur kontrollin dhe më pas ka marrë flakë. Sipas informatave të para shkaku pse nuk kanë mundur të shpëtohen udhëtarët është se autobusi është rrokullisur.


(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re