Skip to content

“Autobuzat” e Korçës në protestë, kreu i shoqatës e disa pronarë shoqërohen në komisariat

150 drejtues mjetesh të shërbimit urban dhe atij ndër qytetas të qarkut të Korçës kanë protestuar kete te marte. Qëllimi i këtij tubimi ka qënë lejimi i funksionimit normalisht të këtij shërbimi. Shpëtim Vrioni kryetar i shoqatës së transportit ndërqytetas ka bërë me dije se prej më shumë se katër muajsh transporti publik është i paralizuar duke pësuar humbjet më të mëdha nga të gjithë bizneset e tjera. Ndaj edhe për këtë ai ka kërkuar lejimin e këtij transporti si dhe lehtësimin e masave shtrënguese të vendosura për shkak të pandemisë. Ne fakt kerkesa kryesore e protestuesve ka rene per shkak se sot ka perfunduar gjendja e fatkeqesise natyrore dhe ministrja Manastirliu tha se jane hequr te gjitha kufizimet edhe per transportin publik. Ndersa sa i takon protokollit sanitar qe ata duhet te ndjekin, eshte ne fund vendimi i Ministrise i marre pak kohe me pare , me te cilin shoqata e transportit urban nuk ishte dakort.Pas protestës katër prej organizatorëve përfshi dhe kryetarin e shoqates janë shoqëruar nga policia në komisariatin e korces pasi për uniformat blu në një situatë të tillë grumbullimet masive konsiderohen të paligjshme.