Një e moshuar humbi jetën pasi u aksidentua nga një autobus në vendin e njohur si “Ura e Institutit” në Kamëz.
Aksidenti  ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të kësaj të diele ndërsa policia u njoftua nga një telefonatë e mbërritur në numrin e emergjencave.
 
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia bëri më dije se autobusi i linjës së Kamzës aksidentoi për vdekje kalimtaren.
 
Për këtë u shoqërua drejtuesi i autobuzit ndërsa nga hetimet paraprake mësohet se shkak I aksidentit u bë prerja e rrugës nga e moshuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re