Mal Qorraj, kryeredaktor i “Epoka e Re” jep detajet e fundit mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Deçan ku persona të maskuar kanë sulmuar me breshëri automatikësh autobuzin. Si pasojë mbetën të vdekur 2 nxënës dhe shoferi i autobuzit, ndërsa edhe një person i katërt ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në një lidhje direkte me studion e Fax News, kryeredaktori tha se deri më tani ishin 6 të plagosur dhe se autobuzi me nxënës po i transportonte këta të fundit nga Gjakova për në Deçan. Ndërsa sa u përket autorëve, nuk dihet gjë për identitetin e tyre apo për arsyen e ndodhjes së kësaj ngjarje të rëndë.

Kryeredaktori, Mal Qorraj:

Kjo është një ngjarje tragjike për komunën e Deçanit. Deri më tani nuk dihen detaje për rastin tragjik. Deri më tani dihet se autobuzi po transportonte nxënësit nga Gjakova për në Deçan dhe në atë moment është sulmuar nga persona të maskuar të cilët kanë gjuajtur me armë. Të plagosurit deri më tani janë 6, njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Pse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje?

Është e pamundur të jap një shpjegim se përse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje. Për momentin janë 3 viktima, por personi i katërt, është në gjendje kritike. Deri në këto moment mund të konfirmojmë shoferin e autobuzit dhe 2 nxënës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re