Një aksident i rëndë me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin e ri Vlorë, Skelë, rreth orës 23:30 të mbrëmjes, ndërsa bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete një “Benz” dhe tjetri “Nisan”.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere që udhëtonte me mjetin tip “Nisan”.

Menjëherë pas aksidentit të plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal të qytetit.

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha tre personat e lënduar kanë marr plagë në gjymtyrë, trupë, si dhe të çara në fytyrë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i përplasjes të ketë qenë shpejtësia e dy automjeteve tej nornave të lejura, ndërsa policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re