BULQIZË-Një 18-vjeçare ka mbetur e plagosur, pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja në fjalë ndodhi sot rreth orës 15:45 në aksin rrugorë Bulqizë-Fushë Bulqizë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip ‘Mercedez Benz’, që drejtohej nga 19-vjeçari me inicialet R.M., ka humbur kontrollin dhe ka përplasur vajzën.

Informacion paraprakRreth orës 15.45, shërbimet e policisë rrugore, janë njoftuar se në aksin rrugorë Bulqizë-Fushë Bulqizë, një automjet ka përplasur një këmbësore.Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku nga veprimet paraprake të kryera është konstatuar se shtetasi R.M, 19 vjeç, banues në Bulqizë duke drejtuar automjetin tip ‘Mercedez Benz’, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasen B.K, 18 vjeçe, (këmbësore).

E dëmtuara po transportohet me autoambulancë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar dëmtime, dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re