Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Një automjet ka marrë flakë në bulevardin “Gjergj Fishta”.

 

Policia njofton se ngjarja është shënuar rreth orës 21:55, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Me datë 07.06.2023, rreth orës 21:55, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i shtetasit G. Sh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

 

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re