Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Kuç – Qeparo, si pasojë e një shkëndije elektrike.

 

Automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. V., ka marrë flakë në lëvizje sipër, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

 

“Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Kuç – Qeparo, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. V., banues në Himarë. Nga zjarri nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re