Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Tiranë-Durrës, ku një automjet me drejtues një shtetas maqedonas ka përplasur për vdekje këmbësoren D. H., rreth 66 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re