Skip to content

Automjeti përfshihet nga flakët në aksin Gjirokastër-Sarandë, çfarë dyshohet

Screenshot 13 17 1068x635 1 1024x609 1

Një automjet është përfshirë nga flakët ndërsa udhëtonte në rrugën kombëtare Gjirokastër-Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur mbasditen e së dielës në vendin e quajtur kthesat e Qafës së Muzinës. Automjeti tip “Mercedes Benz” ka filluar të digjej në pjesën e motorit ndërsa udhëtonte me destinacion Sarandën.

Personat që udhëtonin në automjet kanë arritur të dalin në kohë dhe nuk raportohet për të lënduar.

Dyshohet se shkak i djegies së makinës janë problemet teknike. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh kur një automjet është përfshirë nga zjarri, pasi gjatë kësaj jave një tjetër makinë u dogj në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavije, pranë Dropullit.

Ekspertët zjarrfikës apeluan për një kontroll të vazhdueshëm të automjeteve dhe theksuan rëndësinë e paisjeve për fikjen e zjarreve, si fiksa, për të parandaluar incidente të tilla.