Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte në anë të rrugës

I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës në gjendje kritike për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. Policia po heton rrethanat e aksidentit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re