Skip to content

Automjeti përplas motorin në Elbasan, një i lënduar në gjendje të rëndë

Një aksident automobilist ka ndodhur të enjten mbrëma në Elbasan. Mësohet se një automjet ka përplasur një motor. Për pasojë i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi i motorit.

Ngjarja ka ndodhur pranë parkut “Rinia” ndërsa policia ndodhet në vendngjarje e po hetohen shkaqet e aksidentit.