Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një motor në lagjen “Uji i Ftohtë”. Konkretisht mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin me iniciale Y.L është përplasur me një motor që drejtohej nga shtetasi me inicialet A.M. Për shkak të dëmtimeve të marrë nga aksidentit i ndodhur këtë të mërkurë, ky i fundit është transportuar në spital e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Forcat blu kanë shoqëruar pranë ambieteve të policisë shtetasin me iniciale Y.L për tu pyetur rreth ngjarjes. Ndërkohë në vendngjarje grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit të ndodhur sot në lagjen  “Uji i Ftohtë”.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Y. L. është përplasur me një mjet motor me drejtues shtetasin A. M.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. M., i cili është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore.

Shtetasi Y. L. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re