Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte në anë të rrugës.

I plagosuri u transportua në spitalin e Korçës në gjendje kritike e më pas humbi jetën.

Ndërkaq, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Dyshohet që viktima ishte endacak. Pas përplasjes nga mjeti që shkaktoi aksidentin, kanë qenë edhe mjete të tjera, qe për shkak të erresires, i kanë kaluar atij sipër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. Policia po heton rrethanat e aksidentit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re