Autoritetet po prezantojnë disa elementë të autonomisë spitalore, që parashikon delegimin gradual të vendimmarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes së përgjithshme te spitalet.

Spitalet publike që plotësojnë disa kritere, po pajisen me kartën e autonomisë menaxheriale, e cila bazohet në atë që quhet praktikë e dyfishtë, sipas së cilës qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mjekët që duan për të marrë shërbim jashtë orarit zyrtar, kundrejt pagesës.

Lidhur me këtë çështje, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili,ka folur për Zërin e Amerikës, ku ka thënë se autonomia spitalore që ofrohet sot nga Qeveria është vetëm një mase fiktive propagandistike dhe se do krijohen keqkuptime të brendshme, pamundësi të ndarjes ku fillon shërbimi publik dhe ai privat do përdoren të njëjtat asete.

Reagimi i Vasilit:

Ne një interviste me VOA, Zërin e Amerikës, me gazetaren e mirenjohur Mimoza Picari, diskutuam sherbimin e dyfishte Privat – Publik brenda spitaleve shteterore dhe autonomine e pretenduar spitalore te qeverise.

Autonomia spitalore ka filluar qe ne vitin 2000 me VKM NR.560 date 23.10.2000 per Spitalin Rajonal te Durresit mbeshtetur nga Banka Boterore.

Autonomia spitalore që ofrohet sot nga Qeveria eshte vetem nje mase fiktive propagandistike persa kohe që Konçensionet në Sistemin Shëndetësor si një praktikë centralizuese ne duart e Ministrise se Shendetesise kane marre te gjithe sherbimet kryesore te spitaleve.

I deklarova VOA-s se:

“Kjo është masë propagandistike, pa bazë reale që e shthur dhe e mbingarkon sistemin spitalor. Do të krijohet patjetër dhe çorganizim, do krijohen keqkuptime të brendshme, pamundësi të ndarjes ku fillon shërbimi publik dhe ai privat do përdoren të njëjtat asete.

Çfarë fituam. Asgjë. Nëse i referohemi konçensioneve. A ka hapësirë një spital autonom të vendosë për një shërbim që e vendos Ministria? Kjo gjë ndodh, për laboratorët dhe elementë të tjerë. Ku është autonomia ketu?”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re