Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka deklaruar se autorët e sulmit në Veri të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë.

Varhelyi theksoi se qëndrimi i BE është i qartë, se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i rikthehen dialogut.

“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë, duhet të kemi shtensionim të plotë mes Prishtinës dhe Beogradit, të rikthehet dialogu dje të vihen në zbatim marrëveshjet e arritura.

Autorët duhet të sillen para drejtësisë, autoritetet serbe të bashkëpunojnë me ne.

Kjo është gjuhë e qartë. Për aq kohë sa Ballkani perëndimor do të humbasë, të dalim nga ky qark dhe ky qark mund të thyhet vetëm nëse kemi dialogun Prishtinë-Beograd”, tha Komisioneri për Zgjerimin në BE.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re