Detaje të reja janë mësuar lidhur me atentatin e rëndë të mbrëmjes së djeshme në Tiranë, mbetën të plagosur një 11-vjeçar i identifikuar si Dior Demiraj, një 17-vjeçar i identifikuar si Marko Demiraj, shoku i tyre 19-vjeçari Kian Mullahi dhe shoferi i cili i shoqëronte Arens Stafa, 34-vjeç.

Gjatë kthimit nga ditëlindja e 11-vjeçarit, ata janë futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës rreth orës 21 e 30 për vijuar ecjen në autostradë, në këto momente një automjet tjetër tip fuoristradë i ka zënë në pritë dhe i është afruar në ecje dhe ka nisur të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të tyre deri te Agropark (Tregu Agro Ushqimor) ku ka qenë pika kulminante e të shtënave me armë.

Shoferi i G-Class është munduar t’i shmanget të shtënave aq sa ka mundur dhe ka arritur të çojë makinën deri në Lundër  për të shkuar te banesat e tre të rinjve. Gjatë largimit automjeti si pasojë e të shtënave të shumta më armë nuk i mbanin frenat dhe janë përplasur në vendin ku u gjet makinë mbrëmë.

Aty më pas njerëz të rastësishëm që kanë kaluar në atë rrugë kanë ndaluar dhe i janë dhënë ndihmën e parë dhe makinat private me shpejtësi i kanë dërguar të katër në spitalin e Traumës pasi të katër kishin mbetur të plagosur. Familjarët e të plagosurëve nuk kanë qenë në dijeni dhe  janë lajmëruar nga policia rreth 1 orës pas ngjarjës.

34-vjeçari shoferi dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut, ndërsa 17-vjeçari në gjendje stabël, kurse 11-vjeçari në gjendje më të rënduar. 17-vjeçari dhe 19-vjeçari pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës janë dërguar në spital privat.

Sa i përket autorëve dyshohet se kanë qenë tre veta brenda në automjetin tip fuoristradë, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga policia dhe janë larguar në drejtim të paditur. Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin G-Class që e kishin nën shënjtestrën e tyre.

Hetuesit kanë marrë deklarimet e para të të rinjve të plagosur pas ngjarjes të cilët te tronditur kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt.

LEXO KETU: Atentati mafioz me 4 të plagosur/ Po ktheheshin nga ditëlindja e 11-vjeçarit, si festa për pak u kthye në tragjedi! Manovrimet e shoferit të G Class për t’i shpëtuar plumbave dhe dyshimet për ngatërrim shënjestre

U qëlluan me breshëri plumbash brenda në G Class, nipi 11-vjeçar i pronarit të “Pelikani Security” në gjendje të rëndë, dy prej të plagosurve transferohen në spital privat

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko