Një atentat mafioz tronditi vendin mbërmjen e së enjtes (17 Prill) ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të automjetit tip G Class ku udhëtonin 11-vjeçari Dior Demiraj, 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj (nipi dhe djali i pronarit të Pelikani Security), si edhe shoku i tyre Kian Mullahi, 19-vjeç dhe shoferi i familjes Demiraj, Arenc Stafa, 34 vjeç.

Grupi hetimor,pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, ka zbuluar së autorët kanë qenë dy persona që udhëtonin me një motor tip Dukati.

Ata i kanë zënë pritë të rinjve tek rrethrrotullimi i Shkozës dhe më pas i kanë ndjekur duke i qëlluar në ecje.

Hetuesit kanë dyshime se më pas autorët më pas i ka pritur një person tjetër me një automjet dhe janë larguar.

Blutë deri tani nuk ka gjetur as motorin as ndonjë automjet të djegur, që mund t’i përkasë autorëve.

Sa i përket të plagosurve, raportohet se 11-vjeçari vazhdon të jetë në gjendje të rëndë për jetën, kushëriri i tij në gjendje stabël, ndërsa dy të plagosurit e tjerë jashtë rrezikut.

Marko Demiraj dhe shoku i tij Kian Mullahi pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës janë dërguar në spital privat.

Dinamika

Një festë ditëlindje për pak e kthyer në tragjedi! Katër të rinjtë që ranë pre e një atentati mafioz në Tiranë, raportohet se kishin shkuar në Pjezë të Shijakut për të festuar te pista e garave sepse 11-vjeçari Dior Demiraj kishte ditëlindjen.

11-vjeçari, kushëriri i tij Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç, si edhe shoku i tyre, Kian Mullahi, 17-vjeç (i cili studion në Londër dhe sapo ishte kthyer në vendin tonë një ditë para ngjarjes për Pashkët) shoqëroheshin në automjetin tip G Class nga Arens Stafa, 34-vjeç, shoferi i familjes dhe pronarit të “Pelikani Security”.

Tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin edhe komshinj prej kohësh pasi i kanë banesat në Lundër ngjitur me njëri-tjetrin te Rolling Hills, ndërsa makina me targë AB002MD ishte në pronësi të Vesel Demiraj.

Ata janë dërguar në Pjezë tek pista e garave nga shoferi i “Pelikani Security”, Arens Stafa, ku të rinjtë pasi kanë festuar atje, janë kthyer për në Lundër te banesat e tyre ku do të festonin edhe ditëlindjen e 11-vjeçarit me familjarët.

Gjatë kthimit janë dalë në Unazë për të udhëtuar drejt Lundrës, por kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës rreth orës 21: 30, për vijuar ecjen në autostradë, një automjet tjetër tip fuoristradë i ka zënë në pritë.

Fuoristradë iu është afruar G Class dhe ka nisur të qëllojnë me breshëri në drejtim të tyre deri te Agropark (Tregu Agro Ushqimor) ku ka qenë pika kulminante e të shtënave me armë.

Shoferi i G-Class është munduar t’i shmanget të shtënave dhe ka arritur të çojë makinën deri në Lundër për të mbërritur te banesat e tre të rinjve.

Por, gjatë tentativës për t’u larguar automjeti, si pasojë e të plumbave të shumta më armë, nuk i kanë mbajtur frenat dhe është përplasur në vendin ku edhe u gjet makina tip G Class.

Kanë qenë njerëz të rastësishëm që kanë kaluar në atë rrugë dhe kanë parë automjetin.

Ata i kanë dhënë ndihmën e parë të rinjve dhe makinat private me shpejtësi i kanë dërguar të katër në spitalin e Traumës.

Shoferi 34-vjeçar dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut, ndërsa 17-vjeçari në gjendje stabël, kurse 11-vjeçari në gjendje më të rënduar.

Marko Demiraj dhe shoku i tij pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës janë dërguar në spital privat.

Raportohet se familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes.

Sa i përket autorëve dyshohet se kanë qenë tre persona brenda në automjetin tip fuoristradë, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre nga policia dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se kush po udhëtonte brenda G-Class që ishte nën shënjestrën e tyre.

Hetuesit kanë marrë deklarimet e para të të rinjve të plagosur pas ngjarjes të cilët të tronditur kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë s’kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko