Detaje të reja dalin nga sulmi me armë ndaj kompanisë “CFO Pharma” të biznesmenit Nadir Çausholli.
Raportohet se nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë, autorët mësohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt biznesit nga automjeti në lëvizje.
Ata kanë qëlluar të paktën 20 plumba në drejtim të fasadës së “CFO Pharma” të Nadir Çaushollit.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur në 02:00, policia është njoftuar vetëm 1 orë më parë në lidhje me të shtënat me armë, raporton gazetari Ilgi Çelmeta.
Ndërkohë në xhamat e ndërtesës shihen shenjat e plumbave. Ende nuk ka një njoftim nga policia në lidhje me ngjarjen.
Ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë të “CFO Pharma” dhe bizneseve të tjera në zonë me qëllim identifikimin e autorëve.