Skip to content

Autori i masakrës në arrati nga adresa e tij në Facebook i bën thirrje Ramës. Ja cfarë i kërkon kryeministrit

13450087 620170411479851 2000712984740333207 n

Pas komenteve në adresën e tij Facebook Ridvan Zykaj, autori i vrasjes së 8-fishtë në Resulaj të Vlorës ka bërë një tjetër shkrim, kësaj here i është drejtuar kryeministrit Rama duke e sfiduar këtë  të fundit. “O Edi Rama a më gjen dot ku jam?”, është shkrimi me të cilën autori i maskakrës në formë ironie i drejtohet kryeministrit Rama.

auto fototottot1533942233 e1533943081151 768x329

Ndërkohë që qindra forca policore janë vënë në ndjekje të tij, i riu Zykaj gjen kohë edhe për të tilla pyetje, duke shkaktuar edhe më shumë çoroditje tek  forcave policore për vendodhjen e tij.

Ridvan Zykaj duke shfrytëzuar edhe terrenin të cilin ai e njeh shumë mirë pasi ka punuar edhe si bari në ato zona ka shtuar vështirësitë për lokalizimin e tij nga ana e ‘uniformave blu’.

Në vendin e ngjarjes  mbrëmë ka shkuar edhe Ministri Fatmir Xhafaj por siç duket as prezenca e tij atje nuk ka bërë të mundur kapjen e autorit të masakrës së Selenicës.

(n.b/BalkanWeb)